Flash

A është projekti i ri i Mariah Carey zëvëndësues i këngës legjendare për Krishtlindje

Lapsi.al 5 November 2021
A është projekti i ri i Mariah Carey zëvëndësues i

Festat e fundvitit po afrojnë dhe pak javë na ndajnë tashmë edhe nga Krishtlindjet e shumëpritura. Si gjithmonë, kur afrohet kjo periudhë e vitit, mood-i ynë ndryshon dhe atmosfera bëhet më e bukur me këngët ikonike që i kemi dëgjuar ndër vite, siç është “All I want for Christmas” nga Mariah Carey.

“Make my wish come trueeee, all I want for Christmas is youuuuu…”

Po, e dimë dhe s’kemi dyshime që Mariah e ka qarë këtë hit. Por, ajo paska menduar se ka ardhur koha ta ‘zëvendësojë’.

Në një duet me këngëtarin Khalid, Mariah Carey ka publikuar sot, më datë 5 nëntor, një baladë dashurie të titulluar ‘Fall in love at Christmas’.

“Fall in Love at Christmas, do të dalë këtë të premte!” Ka shkruar Khalid në Instagram. “Jam shumë mirënjohës dhe mirënjohës që kam punuar me dy legjendat @mariahcarey & @kirkfranklin Mezi pres që të gjithë të dëgjojnë!”

Deri tani, kënga i ka kaluar 80 mijë klikime në Youtube.

Fansat e kanë dashuruar këtë projekt të ri dhe s’kanë munguar komentet në Youtube, ku shprehen se që tashmë nisi të ndihet atmosfera e Krishtlindjeve.

Madje, ata e quajnë këngëtaren Mariah Carey “Mbretëreshën e Krishtlindjeve”.

A do të mundet “Fall in Love At Christmas” të jetë më e pëlqyer se “All I want for Christmas”? Si mendoni ju?

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI