Flash

Will Smith: Kam dashur të vras babain tim për tu hakmarr për nënën

Lapsi.al 4 November 2021
Will Smith: Kam dashur të vras babain tim për tu hakmarr për

Will Smith rrëfen se ka menduar të vriste babain e tij, për t'u "hakmarrë" në lidhje me dhunën që i ka ushtruar nënës së tij.

Në një fragment nga kujtimet e tij, të botuara në People, Smith zbulon mjedisin e ngarkuar të jetës së tij të hershme në Filadelfia me babanë e tij, Willard Carroll Smith Sr., dhe nënën Caroline Bright - dhe se si ajo periudhë ndikoi në jetën e tij të mëvonshme me babanë, për të cilin Will kujdesej ndërsa po luftonte me kancerin.

"Babai im ishte i dhunshëm, por ai ishte gjithashtu në çdo hap timin" shkruan Smith, 53 vjeç. “Ai ishte i alkoolizuar, por ishte i matur në çdo premierë të çdo filmi timin. Ai dëgjoi çdo regjistrim timin. Vizitoi çdo studio ku unë shkoja.”

Ai vazhdon: “Kur isha nëntë vjeç, pashë babain tim duke goditur mamanë në kokë, aq fort sa ajo u rrëzua. E pashë gjakun e saj të tokë.” Të dy përfundimisht u ndanë kur Smith ishte adoleshent dhe u divorcuan në vitin 2000.

Pika më e ulët në marrëdhënien mes Smithit dhe babait të tij erdhi kur ai po kujdesej për të atin afër fundit të jetës. “Një natë, ndërsa e çova me rrota nga dhoma e tij e gjumit drejt banjës, një errësirë u ngrit brenda meje. Rruga midis dy dhomave kalon majën e shkallëve. Si fëmijë i kam thënë gjithmonë vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time.”

"Unë ndalova në majë të shkallëve," shkruan Smith për momentin ogurzi. “Unë mund ta shtyja atë poshtë dhe të ikja lehtësisht. Ndërsa dekadat e dhimbjes, zemërimit dhe pakënaqësisë kishin mbetur pas, unë tunda kokën dhe vazhdova ta çoja Daddio-n në banjë.”

Babai i Smith vdiq në vitin 2016. Duke reflektuar mbi dekadat e suksesit të tij si komedian dhe marrëdhënien e tij me të atin, Will shkruan: “Nuk mund të marrësh asgjë nga bota materiale që mund të krijojë paqe ose përmbushje të brendshme.

Kohët e fundit Will pranoi se kishte mendime vetëvrasëse gjatë xhirimit të një serie në YouTube.

Të këshilluara

Aktorja e njohur i jep fund fejesës

Aktorja e njohur Liv Tyler i ka dhënë fund fejesës me partnerin e saj Dave Gardner. Disa burime kanë treguar për mediat se marrëdhënia midis tyre nisi të zbe...

17:25

Adele zbulon këngët e albumit të ri “30”

Këngëtarja e njohur , Adele ka publikuar së fundmi  listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “30”. Albumi , i cili do të publikohet më 19 nëntor përmba...

14:49

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI