Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

“Shqiptarët dhe serbët për Ballkanin, si gjermanët dhe francezët për BE”/ Rama: Kosova të bëhet pjesë për të mirën e saj

Lapsi.al 4 November 2021
“Shqiptarët dhe serbët për Ballkanin, si gjermanët dhe

Gjatë konferencës për mediet pas takimit të liderve që marrin pjesë në nismën rajonale "Open Balkan", kryeministri Edi Rama ka folur edhe për faktin se përse Kosova dhe Bosnja nuk po i bashkohen ende takimeve. Kryeqeveritari Rama ripërsëriti thirrjen që Kosova të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, duke thënë se të gjitha shtetet janë të mirëpritura. Rama tha se kjo nismë nuk ka kufizim për askënd, dhe se nëse të gjashtë vendet do të jenë pjesë atëherë do të ndryshojë atmosfera në favor të qytetarëve.

Edi Rama krahasoi shqiptarët dhe serbët në Ballkan, sa i përket mosmarrëveshjeve, me francezët dhe gjermanët për Bashkimin Europian.

“Kur vjen puna për Kosovën, është thënë e rithënë, që të tria vendet janë të ftuara të vijnë të ulen dhe të punojnë bashkë me ne për njerëzit e tyre. Çështja e mosdakordësisë ka rrugën e vet. Nëse të 6 vendet marrin pjesë, atëherë edhe për Kosovën dhe Bosnjën do të jetë shumë më mirë atmosfera për të trajtuar edhe çështjet e tjera.

Shqiptarët dhe serbët janë për Ballkanin, si gjermanët dhe francezët për Europën. Gjermania dhe Franca nuk e filluan nga fundi, por nga marrëveshja e çelikut dhe e qymyrit, nga lehtësimi i punës së sipërmarrjeve, aty ku e ndjente populli pas luftës, te buka. Nuk ka asnjë kufizim për askënd”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI