Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Manastirliu: Vaksinat janë të certifikuara, mos politizoni një proces që lidhet me jetën e qytetarëve

Lapsi.al 4 November 2021
Manastirliu: Vaksinat janë të certifikuara, mos politizoni një

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të enjte i është përgjigjur deputetit demokrat Tritan Shehu në lidhje procesin e vaksinimit në vend dhe me akuzat se po përdoren vaksina të pacertifikuara.

Në përgjigjen e saj Manastirliu ka nënvizuar se të gjitha vaksinat janë përdorur në disa vende të botës dhe janë certifikuar nga OBSH.

Ndër të tjera ajo thekson se është e keq ardhur se si një mjek i shkëlqyer si ai vijon që të bëjë akuza të tilla duke disinformuar opinionin publik.

“Informimi sa më i plotë dhe i saktë i qytetarëve është themeli për mbarëvajtjen e vaksinimit një proces që ka pësuar jo pak goditje për informacione të rreme dhe interpretime që shpërfillin shkencën. Duke qenë e bindur se errësira e gënjeshtrës zhduket duke u mbështetur  në fakte dhe në shkencë. Në 2020 kur pandemia kishte disa muaj që na kishte mbërthyer hartoi një kuvend, planin kombëtar të vaksinimit anti-Covid. Një plan i hartuar nga ekspertët më të mirë na tregonte rrugën që duhet të ndiqnim dhe planifikimin e shpërndarjes në kohë të kësaj. Në këtë proces u përfshinë të gjithë hallkat ne rritëm kapacitete në të gjithë zonat. Ky është një proces jetik për përballjen me virusin. Në një kohë delikate, qeveria shqiptare ja doli që me vaksinimin të fillonte vaksinimin me 11 janar vetëm pak ditë pasi ai kishte nisur në Evropë. Ne siguruam një kontratë me Pfizer, para se ajo të certifikohej dhe ne siguruar 500 mijë vaksina Pfizer, ku vaksinuam personelin mjekësor dhe shtëpitë e të moshuarve dhe stafin aty. Një kategori tjetër që mori vëmendje ishte ajo e mësuesve fale instrumentit Covax, pasi në mungesë vaksine falë këtij instrumenti ne arritëm që të vaksinojmë mësuesit, në mars mbi 20 mijë mësues u vaksinuan. Brenda marsit siguruam dhe doza të tjera nga coronavax, duke nisur me vaksinimin e mbi 80 vjeç dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve të komitetit kombëtar të ekspertëve dhe atyre teknik. Ndërkohë që nga korriku çdo qytetar shqiptar ka të drejtë që të marrë dozën e vaksinës atje ku ai banon. 36 milionë dollarë ka vënë në dispozicion qeveria shqiptare për marrjen e vaksinave deri në këtë fazë.

Të dhënat për vaksinimin i kemi hedhur në E-Albania dhe çdo qytetar shqiptar mund të lëvize me green passport. Të gjithë vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëria janë miratuar nga OBSH dhe nga organizata të rëndësishme të barnave botërore. Coronavax është e kualifikuar nga organizata prestigjoze dhe SHBA do të njohin për udhëtim vaksinat kineze do të thotë se CDC e ka lejuar një vaksinë të tillë, Sputnik është e miratuar në 72 vende të botës, ndaj nuk duhet që të vëmë në dyshim asnjë vaksinë të përdorur. Më shumë se 22 milion vaksina kanë mbërritur në vend dhe më shumë se 1 milion e 900 mijë janë bërë në vendin tonë. Prej datës 1 nëntor ka nisur vaksinimi i dozës së tretë për qytetarët mbi 60 vjeç, për personat me sëmundje dhe për personelin mjekësor. Për fëmijët mbi 16 vjeç do të përdoret vaksina Pfizer. Ne do të ndjekim objektivin e OBSH për vaksinimin e popullatës, por falë strategjisë së miratuar që në fillim të kësaj fushate. Janë përdorur vetëm vaksina të përdorura nga EMA, FDA dhe OBSH si dhe nga agjenci të shteteve prodhuese. Po politizoni një proces që lidhet me jetën e qytetarëve.

Ndjej shumë keqardhje që nga goja juaj si mjek i shkëlqyer të dalë fjala vaksina të pacertifikuara dhe të pasigurta. Çdo vaksinë në bazë të fazave të prodhimit merr edhe miratimin e organizatave të rëndësishme.  Vaksinimi është proces sfidues dhe jemi në garë me kohën, dhe për fat të keq rrjetet sociale kanë ndikuar në përhapjen e informacioneve të rreme. Për ne vaksinimi është një sfidë dhe vështirësia ka ardhur duke u rritur, nuk ka mungesë vaksinash , kemi qenë të parët dhe nuk kemi ndalur për asnjë moment. Përgjegjësia numër një e qeverisë është vaksinimi i qytetarëve. A duhet të bëjmë ne më shumë për të bindur qytetarët, se nuk ka mjet tjetër për shpëtimin nga virusi përveç vaksinimit patjetër që duhet më shumë punë”, ka thënë Manastirliu

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI