Flash

“Jemi policë”/ Disa persona mashtrojnë dhe u grabisin makinën dy vëllezërve në Tiranë

Lapsi.al 4 November 2021
“Jemi policë”/ Disa persona mashtrojnë dhe u grabisin

Një 35-vjeçar bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë shpallur në kërkim, pasi janë prezantuar si policë dhe u kanë marrë makinën dy vëllezërve në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Llazi Miho”. 35-vjeçari me iniciale Y.B., i ka marrë çelësin e makinës dy vëllezërve dhe më pas është larguar.

“Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit  Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë(punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C(vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Tjetër tërmet lëkund vendin

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin tonë. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.5 Rihter ka rënë pranë Golemit në o...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI