Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Vulin: Nuk na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në Kosovë

Lapsi.al 3 November 2021
Vulin: Nuk na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ka thënë se Serbia nuk po përgatit vullnetarë rusë për t’u kthyer në Kosovë.

Sipas mediave serbe Vulin ka thënë se nëse Beogradi do të dëshironte të kthehet me forcë në Kosovë, nuk do të kishte nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por do t’i mjaftonin serbët e lindur atje.

“Nëse Serbia do të donte të kthehej me forcë në veri dhe jug të ‘Kosovës dhe Metohisë’, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në ‘Kosovë dhe Metohi’. Shqiptarët ai sërish përdori termin fyes ‘shiptari’] u bindën për këtë kur dërguan forca speciale arrogante në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’ dhe të përulur dhe të frikësuar i tërhoqën në jug”, është shprehur Vulin.

Ai këto komente i ka bërë duke u përgjigjur ndaj një deklarate të ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ministri Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

Vulin ndër të tjera është shprehur se shqiptarët e Kosovës, “kur nga ta flet frika dhe ndërgjegjja e papastër, fillojnë të flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus”.

“As presidenti Vuçiç, as unë nuk jemi duke përgatitur apo kërkuar vullnetarë rusë. Nëse Serbia do të dëshironte të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës dhe Metohisë, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”, shtoi Vulin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI