Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Shkodër/ Vihen në pranga 4 trafikantë, u kapën duke transportuar mbi 96 kg kanabis

Lapsi.al 3 November 2021
Shkodër/ Vihen në pranga 4 trafikantë, u kapën duke

4 persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohen për trafikim të një sasie të madhe kanabisi nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Policia njofton se janë vënë në pranga: Prel Zefi, 30 vjeç, Albert Logu, 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, Pllum Fusha, 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe Besnik Bludaj, 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe.  Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Grupi i trafikantëve ishin nën hetim prej kohësh dhe pas marrjes së informacioneve se të rinjtë do të kryenin një transport nga nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës, është organizuar dhe realizuar operacioni për kapjen e tyre nga policia. 8 aparate celular dhe 3 automjete janë sekuestruar gjithashtu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI