Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Nga 1 shtatori deri tani 68% e biznesit të vogël janë të pafiskalizuar

Lapsi.al 3 November 2021
Nga 1 shtatori deri tani 68% e biznesit të vogël janë të

Rreth 2 muaj para përfundimi të afatit të aktit normativ për mosvendosjen e gjobave të fiskalizimit numri i subjekteve të fiskalizuara vijon të jetë i ulët. Sipas të dhënave të përditësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Monitor nga nisja e procesit deri tani janë fiskalizuar 38% e subjekteve. Në total kanë detyrimin të fiskalizohen 120,000 biznese.

Konkretisht nga biznesi i vogël janë 27,987 tatimpagues të fiskalizuar. Për këtë kategori kanë mbetur pa u fiskalizuar 68% e subjekteve që kanë detyrimin të ndryshojnë faturimin. Tatimet parashikojnë në total fiskalizimin e 90,000 biznesve të vogla. Numri i biznesit të madh të fiskalizuar është 17,526 apo 60% e tyre që kanë detyrimin të fiskalizohen. Audituesi ligjor Sokol Toska tha për Monitor Brief Insight se ka një ngurrim të bizneseve të vogla për t’u përfshirë në proces, sepse nuk janë të qartë, çfarë do të ndodhë apo se si do të ecë procesi. “Drejtoria e Përgjithshme Tatimore nuk jep përgjigje për shqetësimet e ngritura nga biznesi dhe problemet teknike që ata hasin rrugën. Do të ishte mirë që procesi si fillim të zbatohet mbi bizneset e mëdha dhe korporatat, të cilat kanë më shumë burime për realizimin e procesit. Bizneseve të vogla pa TVSH, që kryejnë shitje me cash, t’u jepet 1 vit kohë, si proces pilot, apo zbatim të fiskalizimit pa masa administrative, siç po ndodh tani”.

Më herët edhe kontabilistë të tjerë u shprehën se procesi është i parealizueshëm deri në fund të vitit, për këtë arsye duhet të shtyhet faza tranzitore. Kontabilisti Sotiraq Dhamo kërkoi shtyrje të kushtëzuar të procesit të paktën 6 muaj. Sipas tij duke qenë se numri më i lartë i bizneseve që nuk fiskalizohen janë të vegjlit shteti duhet të rimbursonte kostot e fiskalizimit për ta në mënyrë që të stimulohen.

Në situatën kur ka ende shumë probleme të reformës të fiskalizimit të paadresuara dhe numri i bizneseve të fiskalizuara vazhdon të jetë i ulët edhe kontabilisti Armand Mala rekomandoi se nëse bizneset do t’i nevojitet më shumë kohë të shtyhet periudha e faljes të gjobave përtej 1 janarit 2022. Sipas DPT nga nisja e fiskalizimit deri tani numri i faturave të lëshuara në total është 76,202,402. Numri i faturave të lëshuara me para në dorë është 73 mln dhe numri i faturave pa para në dorë është 2,9 mln.

Procesi i fiskalizmit nisi më 1 janar 2021 fillimisht me bizneset e mëdha që kryejnë transaksione pa para në dorë me entet publike. Nga 1 korriku nisi faza për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Në ditët e parë të fazës II biznese hasi probleme me bllokimin e portalit SelCare për shkak të mbingarkesës. Në këtë fazë pritej të fiskalizoheshin rreth 31 mijë subjekte. Kontabilistët paralajmërojnë se situata pritet të përsëritet kur të përfshihen në proces të gjitha subjektet. Faza III e procesit nisi nga 1 shtatori me përfshirjen e bizneseve të vogla. Ecuria e procesit vlerësohet e ngadaltë, pasi sipas kontabilistëve biznesi i vogël ka keqkuptuar fazën tranzitore me mosvendosjen e gjobave me detyrimin për t’u fiskalizuar./Monitor

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI