Flash

Lady Gaga rrëfen vështirësitë gjatë xhirimeve të "House of Gucci": Më zinte paniku

Lapsi.al 3 November 2021
Lady Gaga rrëfen vështirësitë gjatë xhirimeve të

Së fundmi, këngëtarja e njohur ,Lady Gaga ka pozuar për revistën “British Vogue”  dhe ka folur për filmin e saj të ri “House of Gucci”.

Në intervistë, Lady ka rrëfyer se ka përjetuar disa vështirësi psikologjike gjatë xhirimeve të filmit.“Kam pasur disa vështirësi psikologjike gjatë përfundimit të filmit. Unë jetoja dhe flisja si Reggiani në dhomën time të hotelit. Unë jetoja dhe flisja si ajo në xhirime. Mbaj mend që një ditë shkova për shëtitje në Itali me një kapele. Kisha rreth dy muaj që nuk ecja fare dhe më zinte paniku. Mendova se isha në xhirimet e filmit.Kam tre vjet që kam filluar të punoj për rolin. Unë do të jem e sinqertë dhe transparente. Kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë. Kam folur me theks për nëntë muaj. Nuk e kam ndalur kurrë këtë gjë edhe kur kamerat janë fikur”, u shpreh këngëtarja. Filmi  pritet të publikohet më 24 nëntor dhe do të flasë për martesën e Patrizia Reggiani  me Maurizio Gucci-n.

 

Të këshilluara

Adele zbulon këngët e albumit të ri “30”

Këngëtarja e njohur , Adele ka publikuar së fundmi  listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “30”. Albumi , i cili do të publikohet më 19 nëntor përmba...

14:49

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI