Flash

Ndahet nga jeta aktorja e famshme turke

Lapsi.al 2 November 2021
Ndahet nga jeta aktorja e famshme turke

Aktorja Semra Dinçer, e cila ka qenë pjesë e shumë serialeve të ndjekura në Turqi, si ‘Kuzey Güney’, ‘Nusja nga Stambolli’ etj., është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga këngëtari Haluk Levent, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen dhe për të gjithë fansat e aktores. Semra Dinçer, prej dy vjetësh vuante nga kanceri në mushkëri, betejën me të cilin nuk e fitoi dot. Levent, në njoftimin e tij publik, shkroi mes të tjerave:

"Ishte kancer në mushkëri. Prej 2 vitesh… u kryen operacione të shumta.

Por nuk ndodhi. Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave te saj!” Në deklaratën e bërë publike nga Sindikata e Aktorëve, shkruhet: "Jemi të pikëlluar për humbjen e anëtares sonë themeluese, koleges sonë të nderuar Semra Dinçer. U urojmë durim të gjithë fansave të saj, veçanërisht familjes. Jemi shumë të trishtuar. Ngushëllimet tona".

Të këshilluara

Ëndrra e Mc Kresha shumë larg muzikës

Mc Kresha paska patur thuasje të njëjtin fat në karrierën muzikore si Julio Iglesias, babai i famshëm i Enrique Iglesias, i cili nuk mundi të zhvillonte më karr...

16:16

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI