Flash

Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi tregon nëse do të kandidojë prapë për Bashkinë e Shkodrës

Lapsi.al 2 November 2021
Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi tregon nëse do të kandidojë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur për mediat, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Ademi është pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të kandidojë sërish për të qenë në krye të Bashkisë së Shkodrës, nëse Kushtetuesja vendos që zgjedhjet vendore të ripërsëriten.

Kryebashkiakja e Shkodrës ka thënë se më parë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të vendosur më pas. Ajo gjithashtu tha se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta.

“Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta zgjedhore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”-tha Ademi para gazetarëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI