Flash

Fansat kritkojnë Adele pas publikimit të datave të koncertit

Lapsi.al 2 November 2021
Fansat kritkojnë Adele pas publikimit të datave të koncertit

Adele së fundmi publikoi një listë me datat e koncerteve në 2022-in në Londër, që do të jenë shfaqjet e saj të para në Angli, që nga viti 2017. Fansat e Adele janë zemëruar, pasi biletat për koncertin e saj po shiten për deri në 7,500 £. Ajo do të performojë në Festivalin BST Hyde Park së bashku me Elton John, Duran Duran dhe Prl Jam. Megjithatë, shumë e gjetën veten të mbërthyer në radhë të mëdha, ku zbuluan se nuk kishte mbetur asnjë biletë vetëm disa sekonda pas hapjes së shitjeve. Por tani biletat, të kritikuara ashpër, po shfaqen me çmime marramendëse. Çmimi po rritet deri në 12 herë më shumë se çmimi i tyre origjinal. Për shembull biletat Diamond, të cilat fillimisht u shitën për 579 £, tani janë 7,441 £ secila. Biletat e hyrjes së përgjithshme, të cilat fillimisht shkonin për një çmim të arsyeshëm 90,45 £, u vunë re në faqet e rishitjes deri në 747£. Pasi kanë shpallur çmimet e biletave, fansat janë zemëruar dhe kanë ndarë reagimin e tyre në rrjetet sociale.

“Nëse doni të ndiheni të varfër, shkoni dhe blini një biletë për këtë koncert. Adele, zemër, të dua, por nuk mund ta përballoj këtë biletë”, tha një fanse.

“Kam kaluar pesë ditë në Greqi për më pak para se sa kushtojnë këto bileta”, shtoi një tjetër.

Por kjo gjë nuk i ka ndaluar ata, për të cilët çmimi për koncertin, nuk është i rëndësishëm dhe që mendojnë se këngëtarja e meriton.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e famshme turke

Aktorja Semra Dinçer, e cila ka qenë pjesë e shumë serialeve të ndjekura në Turqi, si ‘Kuzey Güney’, ‘Nusja nga Stambolli’ etj., është ndarë nga jeta në moshën ...

11:29

Ëndrra e Mc Kresha shumë larg muzikës

Mc Kresha paska patur thuasje të njëjtin fat në karrierën muzikore si Julio Iglesias, babai i famshëm i Enrique Iglesias, i cili nuk mundi të zhvillonte më karr...

16:16

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI