Flash

Dua Lipa, vajza e sukseseve historike

Lapsi.al 2 November 2021
Dua Lipa, vajza e sukseseve historike

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte.

Arritja e saj e radhës ka të bëjë pikërisht me hitin e saj, “Levitating” që po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë.

Në këtë mënyrë ajo ka thyer rekord duke u bërë artistja e vetme femër që qëndron kaq gjatë në këtë listë, gjithsej 41 javë.

“Levitating” është një projekt në bashkëpunim me DaBaby, që është publikuar në tetor të vitit të kaluar dhe po korr një sukses të jashtëzakonshëm.

Ashtu siç e kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe, sukseset e Duas nuk kanë të numëruar.

Më herët, ajo ka shënuar arritjen e radhës me këngën e saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Mjaft e lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, ku shprehu gjithë gëzimin që i kishte dhuruar ky sukses.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postimin e saj në rrjetin social “Instagram”.

Të këshilluara

Lana Del Rey i jep fund fejesës

Këngëtarja Lana Del Rey  është ndarë nga i fejuari i saj Clayton Johnson. Një burim ka treguar për "The Mirror" se ata vendosën të ndaheshin pas problemeve...

14:43

Aktori i njohur infektohet me Covid-19

Aktori  i njohur Jason Momoa ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Jason ka postuar një video ku ka treguar...

14:26

Ndahet nga jeta aktorja e famshme turke

Aktorja Semra Dinçer, e cila ka qenë pjesë e shumë serialeve të ndjekura në Turqi, si ‘Kuzey Güney’, ‘Nusja nga Stambolli’ etj., është ndarë nga jeta në moshën ...

11:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI