Aktori turk, Adnan Koç, është dënuar së fundmi me 16 vite e 8 muaj burg.
Sipas gazetës turke 'Sabah', Adnan është dënuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2018 gjatë një operacioni droge.Përvec akuzës për trafik të lëndëve narkotike , gjykata e Stambollit e ka dënuar dhe për ‘tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë’ pasi plagosi gjashtë policë. Koç është i njohur për rolin e tij si Behram Pasha në serialin turk "Sulejmani i madhërishëm.