Flash

I maskuar si personazhi ‘Joker’, i riu në Japoni plagos 17 persona në metro

Lapsi.al 1 November 2021
I maskuar si personazhi ‘Joker’, i riu në Japoni plagos 17

Një 24-vjeçar, i veshur si karakteri Joker i filmit Batman, ka sulmuar me thikë pasagjerët në një linjë të metrosë në Tokio, të dielën mbrëma. Është raportuar se 17 persona janë plagosur, teksa kanë qenë në rrugë për të festuar festën e Halloween-it.

Dëshmitarët kanë thënë se i dyshuari më pas ka hedhur një substancë ndezëse dhe shpejt janë përhapur flakët. Nëpër disa incizime, pasagjerët janë parë duke iu ikur flakëve dhe duke kërcyer nga dritaret e metrosë.

“Kam menduar që ka qenë i maskuar për Halloween”, ka thënë një dëshmitar për të përditshmen Yomiuri. “Më pas e kam parë një burrë duke ecur me një thikë të madhe”.

Mediat japoneze kanë raportuar se i dyshuari është arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes. Sipas të përditshmes Kyodo, ai i ka thënë policisë se e adhuron karakterin e Joker-it në Batman. Mediat lokale kanë thënë se i dyshuari u ka thënë autoriteteve se ai ka dëshiruar të vrasë njerëz, në mënyrë që të dënohet me vdekje.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Koplik, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe. Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të ...

12:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI