Flash

Gardisti plagoset me armën e shërbimit, policia jep detajet e para

Lapsi.al 1 November 2021
Gardisti plagoset me armën e shërbimit, policia jep detajet e para

Policia e Durrësit njofton se një punonjës i Gardës së Republikës, është vetëplagosur me armën e shërbimit. 29-vjeçari është paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë shërbim shëndetësor pasi kishte marrë një plumb në trup prej armës së shërbimit. Më pas, i riu ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen duke thënë se nuk e kishte qëlluar njeri, por është vetëplagosur në mënyrë aksidentale. Aktualisht, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç,  punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Koplik, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe. Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të ...

12:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI