Flash

Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë

Lapsi.al 1 November 2021
Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe

Në vitin 2019, gati 51% e shqiptarëve (50.8%) ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, një përqindje që është më e larta në Europë. Të dhënat janë publikuar nga instituti europian i statistikave, Eurostat. Shteti i dytë në renditje pas Shqipërisë është Mali i Zi, me 36.6%, (ose 14.4 pikë përqindje më pak se Shqipëria).

Maqedonia e Veriut renditjet e katërta me 34.2%, dhe Serbia me 31.1%. (të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë). Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë si intensiteti në punë, niveli i edukimit, lloji i familjarit (sa fëmijë ka në varësi), kushtet e jetesës dhe migracionit. Përqindja e shqiptarëve që ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social në 2019-n ishte mëse dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian (BE) prej 21.1%. Këtë tregues, më të ulëtin në Europë e kanë Sllovenia dhe Çekia, me përkatësisht 13.7 dhe 12.1%.

Sipas grupmoshave, në rrezik varfërie dhe përjashtimi social janë 53.9% e fëmijëve nën 18 vjeç, sërish më e larta në Europë. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 43.9%, ndërsa mesatarja e BE-së është 22.8%.

Përqindja e varfërisë dhe përjashtimit social ulet lehtë për grupmoshën 18-64 vjeç, në 49% (nga 21.1% që është mesatarja e BE-së dhe 35% e dyta pas Shqipërisë që është sërish Mali i Zi.

Për grupmoshat mbi 65 vjeç treguesi rritet sërish për Shqipërinë, në 54%, nga 19.4% që është mesatarja europiane dhe 47% i dyti pas nesh, që është Bullgaria.

Të dhënat për Europën në 2020-n

Për shtetet e Bashkimit Europian, të dhënat janë publikuar edhe për vitin 2020. Për mesataren e BE, në vitin pandemik, përqindja e popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social është rritur në 21.9%, nga 21.1% që ishte në 2019-n.

Faktorët që ndikojnë në rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social në BE në vitin 2020 përfshinin:

– intensiteti i punës: 71.9% e popullsisë së moshës më pak se 60 vjeç që jeton në familje me intensitet shumë të ulët të punës, me fëmijë në ngarkim, ishin në rrezik të varfërisë;

– niveli i arsimimit: 50,5% e fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i ulët, ishin në rrezik të varfërisë, krahasuar me 7,7% të fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i lartë;

– lloji i familjes: familjet e përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në ngarkim (42.1%), familjet me një person (33.2%) dhe familjet e përbëra nga dy të rritur me tre ose më shumë fëmijë në ngarkim (29.6 %) kishin rrezikun më të lartë të varfërisë ose perjashtim social;

– prejardhje migrante: fëmijët me të paktën një prind me prejardhje migrante ishin në rrezik më të madh të varfërisë sesa fëmijët prindërit e të cilëve ishin të dy të lindur në vend (32.9% krahasuar me 15.3%);

– Kushtet e jetesës: 14.1% e familjeve të përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në ngarkim ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht krahasuar me 7.5% të të gjitha familjeve me fëmijë në ngarkim./Monitor

Të këshilluara

Aksident në Tepelenë, lëndohet 69-vjeçari

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arretsuar A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhë...

08:45

Aksident në Milot-Mamurras, një i lënduar

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Mamurras. Sipa spolicisë, në vendin e quajtur quajtur “Fusha e e Sportit ” automjeti...

08:30

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI