Flash

Ëndrra e Mc Kresha shumë larg muzikës

Lapsi.al 1 November 2021
Ëndrra e Mc Kresha shumë larg muzikës

Mc Kresha paska patur thuasje të njëjtin fat në karrierën muzikore si Julio Iglesias, babai i famshëm i Enrique Iglesias, i cili nuk mundi të zhvillonte më karrierën is futbollist, pas një aksidenti me makinë, që i hapi rrugën famës në muzikë.

Për reperin nga Kosova, ka qenë pikërisht një dëmtim në këmbë, që ka bërë që ai të braktis ëndrrën më të madhe, atë për të luajtur futboll.

I ftuar në emisionin “Libero”, MC Kresha ka rrëfyer historinë se si iu ndërpre ëndrra për futboll, për tu marrë më vonë në muzikë.

“Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë mjaft i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 17-18 vjeçare, kur unë duhej të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, që më kushtoi me karrierë dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, ka thënë ndër tjera MC Kresha.

Ai tha se pavarësisht që nuk mund të shijonte atmosferën e mbushur me tifoz në stadiumet e futbollit, është i lumtur që ka shijuar pothuajse të njëjtën gjë në koncerte.

Të këshilluara

Jon Bon Jovi infektohet me Covid-19

Këngëtari i njohur Jon Bon Jovi ka rezultuar  pozitiv me COVID-19 para një shfaqje të së shtunës. Lajmi është bërë ditur për 'CNN" nga publicistja e tij Kris...

14:28

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI