Flash

Djali i Michael Jackson, Blanket, bëri një paraqitje të rrallë publike

Lapsi.al 1 November 2021
Djali i Michael Jackson, Blanket, bëri një paraqitje të

Djali i Michael Jackson, Blanket, bëri një paraqitje të rrallë publike pranë vëllait dhe motrës së tij, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm për ndryshimet klimatike. 19-vjeçari, i njohur tani si ‘Bigi’, ka qëndruar kryesisht larg vëmendjes publike, pas vdekjes së babait të tij në vitin 2009. Së fundmi është sërish në sytë e njerërzve, me motrën Paris Jackson dhe vëllain Prince, për të nënvizuar rëndësinë e vëmendjes ndaj ndryshimeve klimatike. Duke hapur dyert e shtëpisë së tyre në LA për një festë vjetore, për të nderuar trashëgiminë e ikonës së ndjerë, ai u tha kamerave: "Ka shumë gjëra vërtet interesante këtu, ka shumë histori këtu në këtë shtëpi, kjo ishte gjithçka që ai kishte."

"Kjo është ajo që secili prej nesh dëshiron të bëjë, të bëjë disa gjëra që njerëzit t'i pëlqejnë, por edhe që përfitojnë prej tyre."

"Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të gjithë ta bëjmë këtë, mendoj se kemi shumë punë për të bërë, brezi ynë e di se sa e rëndësishme është," tha ai në lidhje me çështjet klimatike.

Paris ra dakord: “Është diçka të cilën të gjithë duhet ta pranojmë dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Sigurisht që po bëj më të mirën dhe kjo është gjithçka që mund të bëjmë, është të ”. Pavarësisht se ruajnë privatësinë, ata kanë përdorur rrjetet sociale për të shënuar raste historike.

Të këshilluara

Jon Bon Jovi infektohet me Covid-19

Këngëtari i njohur Jon Bon Jovi ka rezultuar  pozitiv me COVID-19 para një shfaqje të së shtunës. Lajmi është bërë ditur për 'CNN" nga publicistja e tij Kris...

14:28

Paloma: Afërsia me Monikën më penalizoi

Në një intervistë të dhënë për ‘Fan Club’, Paloma tregon se pas daljes nga Big Brother VIP, babai i saj ka qenë kritiku më i madh, duke i vënë në dukje edhe sho...

09:38

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI