Flash

Kryemadhi: E ashtuquajtura opozitë po zhvillon tango me mazhorancën

Lapsi.al 30 October 2021
Kryemadhi: E ashtuquajtura opozitë po zhvillon tango me mazhorancën

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim komentoi deklaratën e Lulzim Bashës në parlament, ku ky i fundit i quajti Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën si brinjët e “trekëndëshit të Bermudës”. Kryemadhi iu përgjigj duke thënë se për të nuk ka asgjë të re nga fronti i lindjes.

“LSI e shikon veten në misionin e saj për ta vazhduar opozitën me identitetin e saj ndonëse kauzat e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, atë çfarë ne prisnim dhe qytetarët ndryshimin megjithëse politika tradhtoi në një fare mënyrë kauzat e qytetarëve. LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova përsëri në prokurori padinë e radhës për inceneratorin e Fierit ku 400 e sa milionë euro i merren taksapaguesve dhe nuk përfitohet absolutisht asgjë. Është thjesht një skemë korruptive. Ne në muajin dhjetor do të shkojmë drejt mbledhjes konventës kombëtare që për shkak të pandemisë nuk e realizuam dot pasi duhet të mblidhej vitin e kaluar në mënyrë që të ketë zgjedhjen e strukturave të reja të saj dhe për të ecur përpara drejt një strategjie të re”, tha Kyemadhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI