Flash

The Washington Times: Gjykata e Parisit pranon padinë e ish-kryeministrit Berisha kundër sekretarit Blinken

Lapsi.al 29 October 2021
The Washington Times: Gjykata e Parisit pranon padinë e ish-kryeministrit

E përditshmja amerikane” The Washington Post” ka shkruar një artikull mbi pranimin e kallëzimit për shpifje të ish-kryeministrit Berisha kundrejt Sekretarit Amerikan të shtetit, Antony Blinken nga një gjykatës i Parisit. Kjo padi, e ngritur në muajin maj, erdhi pasi sekretari Blinken e futi në 'listën e zezë' ish-udhëheqësin e vendit për "përfshirje në akte korruptive" dhe e shpalli atë dhe anëtarët e familjes së tij persona non grata në SHBA.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha tha se pretendimet e Blinken për "korrupsion" ishin të pabaza dhe se sekretari nuk ka paraqitur pa asnjë provë, fakt apo dokument që të arsyetonte këtë vendim arbitrar.

“Ky vendim … erdhi tetë vjet pasi unë dhashë dorëheqjen nga çdo pozicion drejtues dhe çdo funksion ekzekutiv publik dhe tre javë pasi kandidati që unë mbështeta humbi zgjedhjet. Gjatë 30 viteve të karrierës sime, asnjëherë nuk jam akuzuar apo hetuar për ndonjë formë korrupsioni. Askush nuk ka ngritur kurrë një padi apo ka provuar ndonjë akuzë për korrupsion në një gjykatë kundër meje ose anëtarëve të familjes sime,” deklaroi Berisha për Washington Times.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës së Washington Times për koment.

Washington Times e mbyll shkrimin duke ricituar një deklaratë të mëparshme të sekretarit Blinken i cili pretendoi se Berisha ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime vetjake dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e tij të familjes kur ish-kryeministri ishte në pushtet nga viti 2005-2013.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI