Flash

Policia: Zbulohen 17 hajdutë të energjisë elektrike, 2 i arrestuam

Lapsi.al 29 October 2021
Policia: Zbulohen 17 hajdutë të energjisë elektrike, 2 i

Policia e Shtetit njofton se nga kontrollet e përbashkëta me OSHEE-në kanë zbuluar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Dy persona janë arrestuar, 3 janë në kërkim dhe 12 janë proceduar.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë në DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. I., H. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., H. I. dhe J. T.

DVP Shkodër/Nga specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit Gj. U., H. S., Rr. P., Gj. P., Rr. D., N. H., Sh. S. dhe K. L., ndërsa nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi V. M.

DVP Durrës/Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Plazh u proceduan penalisht shtetasi L. D.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë proceduar penalisht shtetasit A. K. dhe I. H.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Poliçan u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. B.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI