Flash

OBSH: Nevojiten miliarda dollarë për të arritur synimet për vaksinim

Lapsi.al 29 October 2021
OBSH: Nevojiten miliarda dollarë për të arritur synimet për

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nevojiten miliarda dollarë për ta furnizuar botën me vaksina dhe ilaçe kundër koronavirusit, deri në shtator të vitit 2022. OBSH ka thënë më 28 tetor nga Gjeneva se 23.4 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të parandaluar të paktën 5 milionë vdekje potenciale, si dhe rreth 5.3 miliardë dollarë për ta ruajtur ekonominë globale. Sipas kësaj Organizate, shpërndarja e pabarabartë e vaksinave dhe ilaçeve është duke parandaluar dhënien fund të pandemisë sa më shpejt që është e mundur.

“Nëse 6.8 miliardë vaksina, që janë dhënë deri më tani, do të ishin shpërndarë në mënyrë të barabartë, ne do të arrinim shënjestrën prej 40 për qind të vaksinimit në çdo shtet”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Zyra për Afrikën e OBSH-së, ka thënë se vetëm 10 për qind e 54 shteteve në rajonin afrikan do të mund të arrijnë vaksinimin e 40 për qind të popullatës deri në fund të këtij viti, në rast se nuk bëhet më shumë në këtë drejtim./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Mëngjesi vijon i kthjellët në veri dhe qendër, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat jugore, ndërsa mjegulla shfaqet në zonat kufitare lindore. Edhe pasdi...

07:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI