Flash

Berisha tregon një sekret nga bisedat me Bashën që e bëri të dyshojë se ai është peng

Lapsi.al 29 October 2021
Berisha tregon një sekret nga bisedat me Bashën që e bëri
Lulzim Basha ka bërë kompromise edhe për sa i përket reformës në drejtësi. Kjo ka qenë e reja që ka nxjerrë nga goja Sali Berisha gjatë foltores së Lezhës, duke nxjerrë një "sekret" nga mardhënia e tij e kohëve të fundit me atë që e quan tashmë, ish kryetari. Lexo me tej:

Sondazhi bombë/ Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

Duke u nisur nga një sondazh i fundit e Euronews që tregoi se besimi i shqiptarëve tek kjo reformë po rrënohet, Berisha u mundua të rendisë arsyet e kësaj brerjeje të besimit. Ai mori disa shembuj konkretë për mënyrën se si është bërë vettingu për disa nga 'besnikët e partisë' për të cilët janë përdorur kritere krejt të ndryshme nga gjykatësit dhe prokurorët e tjerë. Berisha u mor gjatë me rastin e Sokol Sadushit, sot në Gjykatën e lartë, dosja e vettingut të të cilit mbahet ende e fshehtë dhe nuk bëhet transparente për publikun. "Në një nga bisedat tona i thashë Bashës se skandali i vettingut të Sokol Sadushit, i cilii për më tepër nuk bëhet transparent në kundërshtim me ligjin duhet denoncuar. Po po më tha ai por kaluan shumë kohë dhe nuk e bëri. me sa duket edhe këtu e kapën peng" tha Berisha. Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës Për hir të së vërtetës Basha ka qenë shumë i mefshtë me denoncimin e rasteve personale të drejtësisë së re. Të njëjtën gjë ai bëri edhe me rastin Dvorani që për një kohë të gjatë e konsideroi si hall të Ilir Metës dhe jo si një problem principial të shtrembrimit flagrant të reformës në drejtësi. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI