Flash

Reforma në drejtësi, sapuni “i jashtëm" që s’shitet më për djathë

Lapsi.al 29 October 2021
Reforma në drejtësi, sapuni “i jashtëm" që
Reforma në drejtësi është një surrogato që po e humbet dita ditës besimin e shqiptarëve. Për të kuptuar këtë nuk vlen vetëm sondazhi i fundit i publikuar nga Euronews (shiko linkun poshtë), që tregoi një përmbysje të frikshme tendence, mes atyre që ende kanë shpresë tek ky proces dhe të tjerëve që e kanë humbur atë.  Lexo me tej:

Sondazhi bombë/ Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

Por, fakti se Bashkimi Europian po ia pengon vendeve të tjera të rajonit përsëritjen e një eksperience të tillë, provat se asnjë nga institucionet e reja ende nuk është ngritur plotësisht, cekja me dorë e paprekshmërisë të njerëzve të pushtetshëm, dështimi monumental i lepurushëve të SPAK, me dosje si ato të patronazhistëve, grabitjes së votës apo koncesioneve, kanë qenë të mjafta për të plotësuar pazllin e një ekperimenti faktkeq. Ndonëse fundi i turpshëm i kësaj reforme është tashmë i pashmangshëm, ajo ende ruan një vlerë: ajo mund të na shërbejë si lakmues për të kuptuar më mirë dy kategori, së pari diplomatët e huaj që ende vazhdojne më kokfortësi të përpiqen tua shesin shqiptarëve sapunin për djathë, duke u folur për një histori suksesi dhe së dyti opozitën zyrtare që lëkundet në mënyrë të pavendosur, mes asaj që kupton dhe asaj që duhet të bëjë për mos prishur marëdhëniet me ndërkombëtarët.     Mbështetja për këtë reformë po e ul besueshmërinë e ambasadorëve kryesorë në Tiranë, të cilët për hir të parave të shpenzuara nga taksapaguesit e vendeve prej nga vijnë dhe për nënshtrim ndaj politikave të gabuara që kanë ndërmarrë eprorët që kanë mbi kokë, janë katandisur në dordolecë që bëjnë sikur nuk kuptojnë se pjellën e tyre tashmë e ka adoptuar pushteti. Eshtë e mjerueshme të dëgjosh anekdodat e koridoreve të drejtësisë së re që tallen me varavingot dhe mundimin e këtyre diplomatëve që nuk kanë më fuqi të garantojnë një vetting të ndershëm as për kryeprokuroren e rëndësishme të një rrethi, që del blozë në letrat e tyre. Kjo pafuqi e mjerueshme, e cila fshihet pas thirrjeve për të vazhduar përpara me reformën e reformave, po vë në pikpyetje edhe të vërteta e tjera që ata përciellin gjatë komunikimit me publikun shqiptar. Duke dashur të imponojnë një gjë tek e cila njerëzit nuk kanë më besim, ata po vazhdojnë të rrënojnë kredibilitetin e shteteve që përfaqësojnë.     E njëjta fabul po ndodh edhe me përfaqësuesit e PD-së që mban selinë. Ndonëse janë të ndërgjegjshëm për ngecjen, selektivitetin dhe kapjen politike të drejtësisë së re, për të mos hedhur në erë urat fraxhile me ndërkombëtarët, ata shpeshherë janë të detyruar të pranojnë kompromise të turpshme.

Berisha tregon një sekret nga bisedat me Bashën që e bëri të dyshojë se ai është peng

Rasti i fundit, ai i hezitimit të opozitës për ti thënë prerë jo, këkresës skandaloze për zgjatjen e mandatit të komisioneve të vettingut, duke ndryshuar sërish kushtetutën, mund të merret si rasti simbol i një kaste, që s’do ti’a dijë jo vetëm për bindjen e saj, por mbi të gjitha, as për atë që kërkon shumica e popullatës. Zgjatja e vettingut/ Një propozim që e nxjerr opozitën nga çarku Pra në këtë kuptim, kufoma e drejtësisë së vrarë nga rilindja, tani po na shërben si lupë për të parë dhe njohur më mirë edhe faktorët e tjerë që janë në fushën e lojës. Aty edhe diplomatët edhe idhtarët e Bashës dalin keq. Dhe kjo e ka një arsye të thjeshtë. Sepse të dyja palët asnjëherë nuk kanë dashur të kuptojnë një të vërtetë bazike: atë se nuk mund të ketë gjykata të lira në një shtet të kapur, se nuk mund të ketë prokurori funksionale me një polici politike, shkurt, se nuk mund të ketë drejtësi të pavarur nën një regjim.   Pa pranuar këtë të konkluzion të hidhur edhe ndërkombëtarët edhe opozita e frustruar prej tyre, as do jënë në gjendje të thonë të vërtetën dhe as të veprojnë në harmoni me të. Ata do të vazhdojë të sillen sikur besojnë tek një përallë, që tashmë edhe sondazhi i fundit i Euronews e tregoi se është e papërtypshme.    ©Lapsi.al

Të këshilluara

Si e pashë nga brenda foltoren e Beratit

1- Beratin siç e pashë Të premten në Berat mora pjesë në Foltoren e Partisë Demokratike, nismë prej disa javësh e zotit Berisha, ish kryetar i PD. Në këtë qy...

14:22

Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Edi Rama ka marë rolin e flamurtarit të promovimit të “Ballkanit të hapur” përballë skepticizmit të fortë të BE-së. Në një shkrim për Politico.eu ai ka mbrojtur...

14:06

Basha vazhdon t'i bjerë murit me kokë

Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi mund të mposhtet me procedura. PD ka paraqitur në parlament tre projekte për ndryshimin e kushtetutë...

13:55

Vazhdimi i revolucionit të Shën Valentinit

Konluzioni i përbashkët i të gjitha analizave, menjëherë sapo dolën shifrat e para të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ishte rezultati shumë më i ulët që mori Vetëv...

07:34

Ku do ndalet Berisha?

Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga ra...

20:38

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI