Flash

13.3% e bizneseve në vend shitën produkte nga faqja e tyre e internetit në 2021

Lapsi.al 29 October 2021
13.3% e bizneseve në vend shitën produkte nga faqja e tyre e

Pandemia dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve kanë nxitur tregtimin e produkteve përmes internetit. INSTAT raportoi se në vitin 2021, 13,3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për  tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në  fushën e informacionit dhe komunikacionit me 32,2%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të  ushqimit me 29,0% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 26,1%.

Sipas INSTAT, ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për  qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98,5% të ndërmarrjeve ekonomike, nga 98,3% që ishte në vitin 2020. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 27,8% të të punësuarve gjithsej të  ndërmarrjeve, nga 27,2% që ishte në 2020. Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter vërehet  në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 75,2%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe  teknike me 62,7%. Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune në vitin 2021, 98,4% e tyre kanë akses në internet nga  98,3% në vitin 2020. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune me akses në internet përbëjnë  26,2% të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2021, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me  akses në internet. Në këto ndërmarrje, 29,9% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.

Në vitin 2021, 98,1% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj. Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e  shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është 90,5% nga 79,8 që ishte në vitin 2020. Faqja e internetit është përdorur nga nga 45,0% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet  nga 44,6% që ishte në vitin 2020. Në vitin 2021, 92,8% të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre, 38,3% e kanë përdorur për marrjen e porosive, rezervimeve apo pronotimeve online dhe 42,2% e ndërmarrjeve e kanë përdorur për referencë në profilet e medias sociale të  tyre.

Përdorimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) është përdorur nga 24,8% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2021 nga 22,5% që rezultoi në vitin 2020. Shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapicitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 20,7% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet nga 18,2% që rezultoi në vitin 2020.

Printimi 3D, i cili i referohet përdorimit të printerave të veçantë nga ndërmarrjet ose përdorimi i shërbimeve të printimit 3D të ofruara nga ndërmarrjet e tjera me qëllim krijimin e objekteve fizike tre-dimensionale duke përdorur  teknologjinë digjitale, është përdorur nga 6,0% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2021, nga 5,5% që rezultoi në vitin  2020. Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 69,0% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 66,6% që ishte në vitin 2020. Interneti i gjërave (pajisje ose sisteme të ndërlidhura, shpesh të quajtura pajisje ose sisteme “të mençura”) është përdorur nga 36,4% e ndërmarrjeve.

Në vitin 2020, si pasojë e pandemisë COVID-19:

  •  27,6% e ndërmarrjeve rritën numrin e takimeve në distancë të kryera nëpërmjet Skype, Zoom, MS  Teams etj.
  • 19,2% e ndërmarrjeve rritën numrin e personave të punësuar që kanë akses në distancë në sistemin e  postës elektronike të ndërmarrjes,
  • 13,5% e ndërmarrjeve rritën numrin e personave të punësuar që kanë akses në distancë në sistemet e  TIK-ut të ndërmarrjes përveç postës elektronike./MONITOR

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI