Flash

Kontrolle të shumta në Lezhë, policia kap dy shpërndarës droge

Lapsi.al 28 October 2021
Kontrolle të shumta në Lezhë, policia kap dy

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla. Në pranga janë vënë L. L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras. Ndërkohë nën hetim në gjendje të lirë po ndiqet A. Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

"Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të lëndës narkotike, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shtetas që qarkullonin me automjete dhe shpërndanin lëndë narkotike në doza, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut” , Kurbin, shërbimet e Policisë Kurbin kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin L. L.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.  

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kurbin, në Mamurras, kanë lokalizuar mjetin tjetër të dyshuar, me drejtues shtetasin A. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. Gj.

Pasi kanë bërë ndalimin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI