Flash

Chris Evans dhe Selena Gomez nxisin dyshime për lidhje

Lapsi.al 28 October 2021
Chris Evans dhe Selena Gomez nxisin dyshime për lidhje

Nëse besoni në një romancë mes Chris Evans dhe Selena Gomez, po ju njoftojmë se ylli i “Marvel” i ka shtuar më shumë benzinë zjarrit.

Pasi Evans postoi një video në Instagram duke luajtur “Purple Rain” në piano, një përdorues në “TikTok” ripostoi këtë klip, krahas së cilës shkroi: A është Selena ?!

Në video, fansi fokusonte një reflektim të mundshëm në piano, duke aluduar se afër Chris ndodhej Selena. Pas kësaj, kanë shpërthyer komentet duke mbështetur mendimin e fansit.

Edhe pse disa përdorues të “TikTok” ranë dakord se mund të ishte dikush që mbështetej në piano, një fans tjetër u kujtoi të gjithëve se Gomez, 29 vjeç, “i kishte prerë flokët së fundmi”, kështu që nëse do të ishte ajo, do të reflektohej floku i saj më i shkurtër.

Spekulimet vijnë pasi fansat filluan të kërkonin të dhëna se dyshja po takoheshin në fillim të këtij muaji. Kur u bënë virale fotot e Evans dhe Gomez duke u larguar nga e njëjta studio në tetor, disa vunë në dukje se vendasja nga Massachusetts kishte filluar së fundmi ta ndiqte interpretuesin në Instagram.

Edhe pse dyshja ende nuk i ka adresuar thasheshethemet, artistja zbuloi më herët se ajo ishte e interesuar për yllin e Gifted .

“Unë kam një lloj dashurie me Chris Evans. A nuk është i lezetshëm? Ai është shumë i lezetshëm,” tha Gomez në Watch What Happens Live With Andy Cohen në 2015, duke vënë në dukje se ishte “hera e parë” që ajo pranoi se ishte dashuruar . “O njeri, ai ose do të më urrejë ose do të më dojë.”

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI