Flash

Analiza e medias franceze: A do të nisë lufta për Krishtlindje në Ballkan

Lapsi.al 28 October 2021
Analiza e medias franceze: A do të nisë lufta për Krishtlindje

Në median franceze “Courrier des Balkans” është publikuar një analizë për situatën në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas mediumit francez, shpërbërja e këtij shteti duket shumë e mundur dhe anëtari serb i Presidencës së BeH, Millorad Dodik po përpiqet praktikisht për ta arritur këtë qëllim. Republika Srpska ka hyrë në një logjikë të shkëputjes. Nga ana kroate, Çoviq dëshiron të imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese. A ka filluar tashmë ndarja? A do të ketë luftë në Krishtlindje?

Milorad Dodik kishte vite që fliste për këtë dhe Republika Srpska hyri në një logjikë shkëputjeje. Nga ana kroate, Dragan Çoviq dëshiron ta imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese, shkruan Cateux në analizën e saj, duke hamendësuar nëse ka filluar tashmë ndarja e Bosnjë-Hercegovinës. Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik ka konfirmaur së fundmi se ai nuk do të heq dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas.

Kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq së fundmi shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në BeH”, i themeluar në mënyrë jokushtetuese në vitin 1991. Nga atje, ai tha se Dodiku mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar. Në një konferencë shtypi, Dodik e quajti Daçiqin politikan që është “shumë kompetent” për situatën në BeH dhe që është gati ta ndihmojë RS kur të jetë e mundur. Dodik rikonfirmoi këmbënguljen që parlamenti i RS të miratojë ligje në ditët në vijim që do t’ia “rikthejnë” njësisë kompetencat e transferuara në nivelin e Bosnjës si shtet.

“Të jeni të sigurt se do ta bëjmë”, deklaroi Dodik./ GAZETA EXPRESS

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI