Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Si të kuptoni nëse keni mungesë të Vitaminës D

Lapsi.al 27 October 2021
Si të kuptoni nëse keni mungesë të Vitaminës D

Sipas ekspertëve të shëndetit një pjesë e konsiderueshme e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D. Dhe kjo është mjaft shqetësuese duke pasur parasysh që vitamina D luan një rol kaq të rëndësishëm në organizëm.

Mungesa e saj mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi të muskujve, dhimbje të kockave dhe ndryshime të humorit. Shumë njerëz anashkalojnë një nga shenjat që treguese të mungesës së kësaj lënde ushqyese. Kjo sepse disa simptoma të mungesës së vitaminës D zakonisht mund të ngatërrohen me simptoma të problemeve të tjera shëndetsore. Një ndër to është edhe lodhja kronike, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga plakja ose stresi. Pra, nëse vëreni se ndiheni më të lodhur se zakonisht, pa marrë parasysh sa flini, shkaku mund të jetë niveli i ulët i vitaminës D.

Çfarë tregojnë studimet në lidhje me lodhjen dhe mungesën e vitaminës D?

Studime të shumta të rasteve të ndryshme, kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak dhe lodhjes. Jo vetëm kaq! Por një studim i vitit 2014 i në të cilin AgroWeb.org u bazua, tregoi se simptomat e lodhjes u përmirësuan ndjeshëm pasi nivelet e vitaminës D të pacientëve u normalizuan me marrjen e shtesave. Edhe një studim tjetër i vitit 2016 pohoi të njëjtën gjë, pra se lodhja lidhej drejtpërdrejtë me uljen e niveleve të vitaminës D.

Si të merrni më shumë vitaminë D nëse keni mungesë të saj?

Një mënyrë për të marrë më shumë vitaminë D është përmes regjimit tuaj ushqimor. Ushqime të caktuara si të verdhat e vezëve, peshku, mishi i kuq dhe drithërat e plota, janë të pasura me këtë lëndë ushqyese. Po ashtu edhe qëndrimi në diell veçanërisht gjatë muajve mars-tetor, mund t’ju ndihmojë. Mënyra më e mirë është ekspozimi në diell i lëkurës së zhveshur, për 5 deri në 10 minuta midis orëve të para të mëngjesit dhe gjatë pasdites.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mos merrni suplemente të vitaminës D, pa këshillën e mjekut. Ata shpjegojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme për ju sepse vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë.

Pra ajo mund të ruhet në trup në vend që të veprojë si një vitaminë e treshme në ujë, duke shkaktuar helmim. Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, AgroWeb.org ju rekomandon që të kontaktoni mjekun tuaj për një test të thjeshtë gjaku. Në këtë mënyrë do të verifikoni nivelet e vitaminës D dhe të merrni trajtimin e duhur./AgroWeb.org

Të këshilluara

Çizmet më in të momentit

Sezoni i çizmeve mbërriti! Me siguri jeni kurioze të dini se cilat janë tendencat e vjeshtës së këtij viti. Nga çizmet tradicionale deri te gjuri, deri te çizme...

15:03

Për çfarë arsyesh vajzat rikthehen me ish-at

Shumë prej nesh përpiqen të kthehen në marrëdhëniet e së kaluarës. Sigurisht, ndonjëherë ka arsye të mira për t’u rikthyer me ish-in tuaj. Megjithatë, në shumic...

11:50

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI