Flash

Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë, 64 të arrestuar

Lapsi.al 27 October 2021
Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë, 64

Shkatërrohet një grup kriminal me shqiptarë në Belgjikë, që merrej me prodhimin dhe shitjen e kokainës. Mediat e huaja bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan 64 persona, të cilët thuhet se kishin në zotërim 6 laboratorë droge dhe se bënin më pas shpërndarjen me shumicë të mallit. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se nga këto laboratore dilte mbi 1 ton kokainë për çdo javë dhe më pas droga transportohej e shpërndahej përmes korrierëve në vende të ndryshme të BE-së, përfshi edhe Britaninë e Madhe.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 120 banesa nga policia belge, mësohet se janë sekuestruar armë zjarri, pajisje që përdoreshin për prodhimin e lëndës narkotiek, mbi 1 milion euro cash, mbi 50 makina si dhe ora e dronë.

Në një konferencë për shtyp drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale Federale, Eric Snoeck tha se bëhej fjalë për një krim ndërkombëtar me rrënjë të thella në Belgjikë. Sipas tij, bandat shqiptare po kontrollojnë tregtinë evropiane të kokainës nga Belgjika në një aleancë me Ndrangheta të Italisë së Jugut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI