Flash

Helmimi i 500 qytetarëve në Krujë, Manastirliu: Po presim analizat bakterologjike

Lapsi.al 27 October 2021
Helmimi i 500 qytetarëve në Krujë, Manastirliu: Po presim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Krujë, ku rreth 500 qytetarë përfunduan në spital me shenja helmimi.

Në një konferencë për mediat, teksa prezantoi dhe një vendim të qeverisë, Manastirliu tha se strukturat janë në pritje të analizave bakterologjike.

“Dua t’ju jap një informacion, nga raportimet e ISHP dhe operatorët e kujdesit vendor të Krujës, janë ende në pritje të analizave bakterologjike. Nga ana tjetër dua të theksoj se ditën e sotme janë 14 qytetarë, përfshi këtu fëmijë dhe adoleshentë që po marrim shërbim mjekësor pranë spitalit të Krujës. Fatmirësisht fluksi ka ardhur në rënie. Analizat bakterologjike kërkojnë kohën e tyre.”, pohoi ajo. Teksa u pyet nga gazetarët për faktin nëse do të ketë një tjetër qendër diagnostikimi si Dispanceria, ministrja tha; “Në këtë pikë, progresi sa i përket transparencës së ofrimit të shërbimeve është i madh dhe i dukshëm. Çdo ekzaminim që kryhet në shtet, realizohet përmes mjekut të familjes. Çdo qytetar merr shërbim në kohë dhe me cilësi, ata nuk presin në radhë. Sa i përket Dispanserisë, kemi investuar që ajo të jetë me standarde bashkëkohore. Aty do të shtohet një aparaturë e re në strukturën tonë, që të kemi një ulje të kohës së pritjes, për qytetarët që kanë planifikuar, dhe për rastet urgjente.”, shprehet Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI