Flash

FDA miraton përdorimin e Pfizer për grupmoshat 5-11 vjeç

Lapsi.al 27 October 2021
FDA miraton përdorimin e Pfizer për grupmoshat 5-11 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar  përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Sipas të dhënave, 28 milionë fëmijë do të kenë të drejtë të vaksinohen në Shtetet e Bashkuara. Vaksina Pfizer/BioNTech ishte 90.7% efektive kundër koronavirusit, sipas një studimi klinik te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas Kompanisë Farmaceutike të SHBA. Studimi përfshiu 2,268 fëmijë nga mosha  5 deri në 11 vjeç, të cilët morën dy doza me një distancë prej tre javësh. Çdo dozë ishte një e treta e sasisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.

Studiuesit vlerësuan se vaksina me dozë të ulët ishte pothuajse 91% efektive. Nuk u raportua asnjë infeksion serioz te asnjë nga fëmijët, por fëmijët e vaksinuar kishin simptoma shumë më të lehta se fëmijët e pavaksinuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI