Flash

Çfarë shkruhej në letrën e Icardit që riktheu Wanda Nara

Lapsi.al 27 October 2021
Çfarë shkruhej në letrën e Icardit që riktheu Wanda

Tani që drama mes Mauro Icardi-t dhe Wanda Nara-s duket se ka përfunduar, historia vazhdon të ketë kapituj të rinj.

Nara bëri një postim të hënën mbrëma duke konfirmuar se dyshja ishin pajtuar pasi sulmuesi i Paris Saint-Germain i kishte shkruar asaj një letër, për të cilën ajo thotë se ishte çelësi për ta falur atë dhe për të vendosur t’i jepte një mundësi tjetër.

Tani letra është zbuluar dhe është bërë publike.

“Edhe një herë të tregova gjërat siç të thashë. Kurrë nuk të kam gënjyer apo shpikur gjëra, thjesht kam bërë një gabim të keq. Ti ke nënshkruar gjithçka që ne ëndërronim tetë vite më parë, gjërat që donim të bënim së bashku dhe të ndërtonim një të ardhme së bashku.”

Letra vazhdoi dhe Icardi tregoi sa keq ndihej nga ideja se çifti do të divorcohej.

“Të thashë të kërkosh divorcin, por nga brenda është gjëja më e keqe që mund të më ndodhë”, shtoi Icardi.

“Shpresoj që të kënaqesh me gjithçka tani, por e di që nuk jam njeri i keq. Unë jam një person i mirë dhe të dhashë gjithçka. Gjithashtu, dhe që në minutën e parë kam dhënë jetën time për ata fëmijë për t’i bërë ata të lumtur.Nuk kam nevojë që ta thotë askush sepse e di. Nuk më interesojnë gjërat materiale. Të kam dhënë gjithmonë ato gjëra. Unë jam milioner, por vishem me rroba H&M dhe Amazon. Ti e di mirë këtë.

Si rezultat i gjithë kësaj, unë nuk mund të vazhdoj të duroj keqtrajtimin tënd ndaj meje, neglizhimin tënd ndaj meje. Të gjitha këto dhe më shumë.

Tani, ti do ta bësh këtë, do të shkruash me djem të tjerë. Shpresoj që futbollisti i ardhshëm të jetë një për qind e asaj që isha për ju.

Nuk do ta prisja kurrë nga ti, por unë jam i vërtetë dhe e di që njerëzit ndryshojnë. Faleminderit për gjithçka që ishim. Faleminderit për dy vajzat që më dhe. Faleminderit që më dhe mbështetjen që kisha nevojë dhe me fal qe humba gjithcka per nje gabim.

Shpresoj të jesh e lumtur, e meriton, edhe nëse nuk e gjen pranë meje”, shkruhet në letrën që Icardi i dërgoi Wanda-s.

Të këshilluara

Ed Sheeran infektohet me Covid-19

Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka zbuluar së fundmi se është infektuar me Covid-19 . Përmes rrjetit të tij social,Instagram, këngëtari tregoi se do të vazhdoj...

20:00

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI