Flash

Vrau me 4 plumba bashkëshortin tre vite më parë në pazarin e Milotit, dënohet me 9 vite burg Violeta Donaj

Lapsi.al 26 October 2021
Vrau me 4 plumba bashkëshortin tre vite më parë në pazarin e

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 9 vjet burgim Violeta Donajn, 38-vjeçaren që vrau në vitin 2018 bashkëshortin, Kujtim Donaj. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “tregu i Milotit”. Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij duke qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ndalimit, policia ka marrë në pyetje 35 vjeçaren, e cila ka rrëfyer se kohët e fundit kishte pasur debate të vazhdueshme me bashkëshortin. Ajo është shprehur se bashkëshorti e tradhtonte dhe kohët e fundit kishte nisur dhe të shpenzonte para. Para hetuesve, 35 vjecarja ka shtuar gjithashtu se keqtrajtohej nga bashkëshorti, sepse i kërkonte llogari për paratë, pasi sipas saj, viktima luante rregullisht edhe bixhoz.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI