Flash

Helmimi masiv në Krujë, shkon në 320 numri i qytetarëve që kanë shkuar në spital

Lapsi.al 26 October 2021
Helmimi masiv në Krujë, shkon në 320 numri i qytetarëve

Situata në spitalin e Krujës vijon të jetë shqetësuese pasi të tjerë pacientë janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore. Nga mbrëmja e kaluar dhe deri më tani kanë kërkuar asistencë mjekësore pranë spitalit për mjekim 150 persona, ndërsa nga dita e dielë dhe deri mbrëmjen e djeshme, 173 qytetarë janë paraqitur në spital. Në total numri i të prekurve nga ky helmim, ende pa shkak, ka shkuar në 320.

Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Ata pohojnë se kanë pirë ujë nga ai që i vjen në çezma. Ndërkohë ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura. Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Adriatikut me ndikim edhe në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit sipas MeteoAlb. Për pasojë kthjellime dhe...

07:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI