Flash

Helmimi masiv në Krujë/ Drejtoresha e spitalit: Nuk ka raste të rënda, situata në kontroll!

Lapsi.al 26 October 2021
Helmimi masiv në Krujë/ Drejtoresha e spitalit: Nuk ka raste të

Në spitalin e Krujës është rritur numri i qytetarëve të cilët janë paraqitur me simptoma të helmimit.

Drejtoresha e spitalit, Yllka Kukali Sheta tha se situata është në monitorim dhe se nuk ka pasur raste të rënda të gjendjes shëndetësore të pacientëve, shkruan Balkanweb.com.

Situata është në kontroll. Nuk është hera e parë që përballmei me situata të vështira. përballuam pandemi po njësoj do ta përballojmë edhe këtë. Medikamentet janë të gjitha, nuk ka munguar asgjë , as shtretër… Mund të ketë raste në pritje sepse nuk mund tu shërbesh të gjithë pacientëve në kohë,,, por stafi mjekët janë në gatishmëri të plotë”, tha më tej ajo.

Gjithashtu, drejtoresha e spitalit ka reaguar edhe ndaj fjalimit të deputetes Merita Bakiu të mbajtur në parlament ditën e djeshme, e cila u shpreh se spitali ka mungesë të kapaciteteve mjekësore.

Sheta hodhi poshtë kritikat duke theksuar se janë marrë të gjitha masat dhe se spitali ka kushte dinjitoze.

“Punësimi i mjekëve funksionon nëpërmjet portalit për Shqipërinë. Shërbimet në spital nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë…Sa i përket mungesës së gjeneratorit i them se spitali i Krujës është lidhur me një linjë të sigurt. Është e vërtet që ka pasur dy tre raste, por ka qenë në të gjithë Bashkinë e Krujës dhe i kemi marrë masat. Gjenerator spitali nuk ka pasur asnjëherë dhe unë nuk kam ndërmend të harxhoj lekët e taksapaguesve. Sa i përket shqetësimit për laboratorët i them se spitali është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për një shërbim dinjitoz”, tha ajo.

Gjithashtu disa pacientë kanë treguar se kjo ngjarje thuajse ka prekur një pjesë të madhe të qytetit.

Një pacient ka treguar simptoma si dhimbje barku dhe të vjedhë, ndërsa është shprehur se nuk kanë munguar mjekimet nga ana e spitalit.

Aktualisht janë rreth 320 persona që po marrin trajtim mjekësor.  Ndërkohë nga DSHP janë marrë mostra të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI