4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Elbasan, mbrëmjen e djeshme. Aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-metalurgjikut dhe shkak dyshohet të jetë bërë mungesa e plotë e ndriçimit në rrugë. Nga policia njoftohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti.
Blutë e Elbasanit kanë nisur hetimet mbi dinamikën e plotë të ngjarjes.