Flash

Dashurinë në vend të mbretërisë, princesha e Japonisë nuk e mendon dy herë këtë zgjedhje

Lapsi.al 26 October 2021
Dashurinë në vend të mbretërisë, princesha e

Princesha Mako e Japonisë, ka hequr dorë nga titulli i saj mbretëror për t'u martuar me të dashurin e saj, i cili është një njeri i zakonshëm. Në lidhje me këtë ngjarje opinioni publik ka reaguar ashpër. Mako, 30 vjeç, vajza më e madhe e princit Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito, u martua me të dashurin, të cilin e njohu në universitetit, Kei Komuro. Ligjet strikte të trashëgimisë në Japoni, i ndalojnë gratë të ngjiten në Fronin e Krizantemës dhe i detyrojnë ato të heqin dorë nga titujt e tyre, nëse martohen me njerëz të zakonshëm. Ceremonia, e cila u prit me protesta, u mbajt me dyer të mbyllura pa asnjë madhështi nga traditat mbretërore japoneze. Dasma e Makos ishte një ceremoni shumë e thjesht. Princesha, e veshur me një fustan blu me një tufë lule të bardha, u dha lamtumirën prindërve të saj, përpara se të ndante një përqafim me motrën Kako, 26 vjeç. Duke lexuar një deklaratë të përgatitur, Mako mbrojti vendimin e saj për t'u martuar, duke e përshkruar Kein si "të pazëvendësueshëm" dhe duke thënë "martesa jonë është një hap i domosdoshëm që ne të jemi në gjendje të mbrojmë zemrat tona". Ajo gjithashtu kritikoi lajmet e shkruara gjatë fejesës së tyre, të cilat i akuzoi për përhapjen e informacionit të rremë dhe 'thashethemeve të njëanshme'. Familja mbretërore më parë zbuloi se ajo vuante nga çrregullime të ankthit, por princesha e mohoi.

Të këshilluara

Sërish akuza për Kylie Jenner

Kylie Jenner është akuzuar edhe një herë për "blackfishing" pasi postoi video ku dukej me një ton më të errët të lëkurës se zakonisht. Ylli i "Keeping Up Wit...

11:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI