Flash

Vrasja në mes të Fierit dhe grabitja e biznesmenit në Krujë, reagon presidenti Ilir Meta

Lapsi.al 25 October 2021
Vrasja në mes të Fierit dhe grabitja e biznesmenit në Krujë,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në Krujë dhe në Fier.Kreu i shtetit shprehet se dënon me forcë aktet kriminale të vrasjes së biznesmenit në Fier dhe dhunimit të sipërmarrësit tjetër në Nikël duke kërkuar zbardhjen e ngjarjeve. Meta shprehet se akte të tila përbënin një kërcënim serioz për rendin në vend.

"Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale", tha Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Mëngjes i ftohtë në të gjithë vendin, por i kthjellët në veri dhe zonat qendrore, ndërsa me vranësira dhe ndonjë shi të izoluar jugu. Edhe pjesa e dytë vijon në...

07:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI