Flash

Meghan Markle kthehet temë studimi në shkollë

Lapsi.al 25 October 2021
Meghan Markle kthehet temë studimi në shkollë

Nxënësit në një shkollë private në Londër po mësojnë për 'privilegjin e të qenit të bardhë' i cili përfshin diskutime mbi se si e ka trajtuar publiku Meghan Markle në lidhje me pretendimet e saj për racizëm mbretëror dhe pse James Bond është luajtur gjithmonë nga një njeri i bardhë.

Kurrikula gjithashtu pyet pse të gjithë kryeministrat britanikë deri më tani kanë qenë të bardhë. Kolegji St Dunstan, me qendër në Catford, në juglindje të Londrës, prezantoi programin në përgjigje të lëvizjes Black Lives Matter e cila u bë në vitin e kaluar pas vrasjes së George Floyd në SHBA. Shkolla, ku tarifat mund të shkojnë deri në 19,000 në vit, pranon fëmijë nga tre vjeç, por mësimet e privilegjit e të qënit të bardhë fillojnë nga viti i nëntë.

Meghan dhe Harry janë një temë e nxehtë që ngjall diskutime të shumta në lidhje me intervistën e çiftit me Oprah Winfrey, në të cilën u tregua se disa anëtarë të familjes mbretërore ishin të shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie, raportoi The Sunday Times.

Intervista tronditi shikuesit pasi çifti akuzoi një anëtar të Familjes Mbretërore të paidentifikuar për racizëm, duke sugjeruar se i afërmi kishte pyetur "sa i errët" do të ishte djali i tyre.

Të këshilluara

Regjimi ushqimor i Adele: Fast Food rregullisht

Këngëtarja Adele, përveç zërit të saj të mrekullueshëm dhe teksteve që prekin zemrat e e gjithsecilit prej nesh, është vënë në qendër të vëmendjes edhe për shka...

16:30

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI