Flash

Eurobondi/ Tabaku te Komisioni i Ekonomisë: Borxhi barrë për shqiptarët, po merret për PPP-të

Lapsi.al 25 October 2021
Eurobondi/ Tabaku te Komisioni i Ekonomisë: Borxhi barrë për

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë dhe Financave. Gjatë fjalës së saj deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka përqendruar vëmendjen te eurobondi 500-700 mln euro që synon të marrë qeveria. Ajo është treguar e ashpër teksa ka thënë se Shqipëria nuk mund të marrë borxh për të paguar kontratat e PPP, por mund të merret vetëm për sektorë të rëndësishëm që nxisin ekonominë. Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit.

"Borxhi i marrë është përdorur jo vetëm për investime, për shpenzime operative dhe kemi marrë edhe për të paguar paga. Sot kemi arritur në borxh zyrtarisht në mbi 10.2 mld, me një rritje 3.5 mld e stokut të borxhit ku askush nuk e di se si ka qenë efektiviteti. Nuk e pranoj dot që Ministria e Financave të vijë me deklarata na bën mirë borxhi.  Borxhi na bën mirë kur përdoret për të nxitur investime, kur përdoret në fusha specifike si arsimi, por të ngremë duart këtu me sytë mbyllur dhe të miratojmë o një borxh tjetër o 500 o 700 me lojë kungulleshkash që nuk e dimë se si do përdoret për mua është shumë e rrezikshme.

Ne nuk mund të marrim borxh për të paguar kontratat e PPP. Hajde të diskutojmë se si mund të përdoret për sektorë të rëndësishëm që nxisin ekonominë. Por të marrim borxh për paga nuk besoj që është në të mirë të qeverisë”, tha Tabaku

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Mëngjes i ftohtë në të gjithë vendin, por i kthjellët në veri dhe zonat qendrore, ndërsa me vranësira dhe ndonjë shi të izoluar jugu. Edhe pjesa e dytë vijon në...

07:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI