Flash

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

Edhe motra e Britney Spears akuza për prindërit e saj

Lapsi.al 25 October 2021
Edhe motra e Britney Spears akuza për prindërit e saj

Jamie Lynn Spears, motra më e vogël e Britney Spears, ka bërë një rrëfim tronditës në librin e saj me kujtime, "Things I Should Have Said", ku ajo fajëson prindërit se i bënë presion që të abortojë në moshën 16-vjeçare. Në fragmentet e publikuara nga TMZ, Jamie Lynn pohon se pasi i tha të atit Jamie dhe nënës Lynne se ishte shtatzënë në vitin 2007, ata "shkuan në dhomën e saj dhe u përpoqën ta bindnin se të kishte një fëmijë në atë pikë të jetës së saj ishte një gjë e tmerrshme.”

“Do të të shkatërrojë karrierën. Je thjesht shumë e re. Ti nuk e di se çfarë je duke bërë. Ka pilula që mund të marrësh. Ne mund të të ndihmojmë ta zgjidhësh këtë problem… Unë njoh një mjek”, pretendon ajo që i thanë prindërit, duke shtuar, "të gjithë rreth meje thjesht donin ta zhduknin këtë ‘problem’... të gjithë ishin të sigurt se ndërprerja do të ishte veprimi më i mirë”.

Pavarësisht këtyre, Jamie Lynn vendosi ta vazhdonte shtatzëninë, por kjo shkaktoi një debat me babanë e saj, i cili jo vetëm e fyeu, por i sugjeroi asaj ta jepte fëmijën për birësim.

“Kisha nevojë për të më shumë se kurrë dhe ajo nuk ishte në gjendje të më ndihmonte në periudhën time më të pambrojtur… Deri më sot, dhimbja që nuk mund t’ia tregoja vetë motrës sime vazhdon ende,” -tha ajo duke iu referuar Britney-t.

Përfundimisht, familja arriti një marrëveshje me Us Weekly për të dhënë lajmin, duke publikuar fotot e para të vajzës së saj Maddie, tani 13 vjeç, në vitin 2008.

I ati i Maddie është ish-i i Jamie Lynn, Casey Aldridge. Ajo gjithashtu ka një vajzë 3-vjeçare, Ivey, me bashkëshortin Jamie Watson.

Të këshilluara

Elton John gati të tërhiqet nga muzika

Elton John ka folur së fundmi në lidhje me planet e tij për të ardhmen dhe ka dhënë një lajm aspak të mirë për të gjithë fansat e tij. Në një intervistë të dhë...

10:31

Elton John heq dorë nga koncertet

Këngëtari i njohur, Elton John ka folur së  fundmi për turneun e tij të ardhshëm,'Farewell Yellow Brick Road'. Në një intervistë pë 'NME', John zbuloi se pas...

14:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI