Flash

Çështja ‘Becchetti’, PD padi në Gjykatën Kushtetuese për mosngritjen e Komisionit Hetimor

Lapsi.al 25 October 2021
Çështja ‘Becchetti’, PD padi në Gjykatën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Grida Duma kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti. Në një deklaratë për mediat, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të hetojë këtë çështje, duke theksuar se PD do t’i shkojë deri në fund dhe do të luftojë që borxhin prej 120 mln euro që ka Shqipëria për këtë çështje, do e paguajnë shkaktarët e saj, dhe jo qytetarët.

"Kemi çuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese sa i përket hapjes së çështjes ‘Becheti’. Padyshim fitorja e parë e PD është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse është e qartë se është një çështje e humbur. Është e qartë pse, sepse në dy dekada është traditë normale që kjo nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike. Komisionet hetimore me ¼ e firmave të deputetëve mblidhen dhe kjo mjafton për të ngritur komisionin hetimor. Padyshim që PD nuk kënaqet dhe nuk mundet të ndalojë thjeshtësisht te një fitore publike dhe hapur qartë Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është i dështuar, shkaktar dhe përgjegjës për 120 mln euro, arsyeja për të cilat komisioni hetimor ekziston megjithëse po vonohet por nuk pengohet plotësisht", tha Grida.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Mëngjes i ftohtë në të gjithë vendin, por i kthjellët në veri dhe zonat qendrore, ndërsa me vranësira dhe ndonjë shi të izoluar jugu. Edhe pjesa e dytë vijon në...

07:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI