Flash

76-vjetori i OKB-së/ Ahmetaj: Kemi ulur varfërinë më tepër se çdo vend tjetër, rinia nuk do të largohet më në 10 vitet e ardhshme

Lapsi.al 25 October 2021
76-vjetori i OKB-së/ Ahmetaj: Kemi ulur varfërinë më

Në nder të 76-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është mbajtur një ceremoni memorandumi për bashkëpunimin e kësaj organizate me Shqipërinë. Gjatë kësaj ceremonie, fjalën e ka marrë edhe zv. Kryeministri Arben Ahmetaj i cili ka theksuar se vendi ynë ka zbatuar dhe do të vijojë të ndjekë me përpikmëri platformën e Kombeve të Bashkuar, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së re të bashkëpunimit 2022-2026.

Ahmetaj tha se në vitet e fundit Shqipëria ka punuar shumë për të ulur nivelin e varfërisë dhe se ia ka dalë më mirë se shumë vende të tjera. Zv.kryeministri po ashtu theksoi se nëse progresi vijon me këto ritme 10 vitet e ardhshme, të rinjtë nuk do të duan të largohen më nga vendi ynë.

"Projekti për akademinë e kodimit nuk do kthejë Shqipërinë në vend digjital, por do fusë ambicien që pas 10 vitesh të themi sot Shqipëria ka një rini që nuk tenton të ikë por të garojë me ambicien e vet brenda zhvillimeve të vendit. Të qenit anëtar i BE ngelet ambicia jonë kryesore. Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Varfëria nuk ulet me fjalë të ngrohta. Të gjitha janë false nëse nuk mbështeten nga reforma intensive. Nuk rri pa përmendur reformën në drejtësi që ka futur elektricitet të rëndësishëm”, u shpreh Ahmetaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI