Flash

Grabitja e 100 mijë eurove në Nikël, biznesmeni i dhunuar tregon ngjarjen (VIDEO)

Lapsi.al 24 October 2021
Grabitja e 100 mijë eurove në Nikël, biznesmeni i dhunuar tregon

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.

Rrëfimi i biznesmenit për ngjarjen:

[video width="640" height="288" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/WhatsApp-Video-2021-10-24-at-10.45.10-AM-online-video-cutter.com-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Atentati në Fier, del fotoja e 57-vjeçarit

Personi që shihni në foto është Demir Backa, 57-vjeçari që mbeti i vdekur pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier. 57-vjeçari ndërroi je...

10:53

Zjarr në vend grumbullimin e mbetjeve në Laç

Një shtëllungë e madhe tymi ka shkaktuar shqetësim për banorët e zonës së Laçit, pasi gjatë orëve të natës i është vënë flaka vendgrumbullimit të mbeturinave në...

14:03

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI