Flash

8 të arrestime në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 24 October 2021
8 të arrestime në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave u arrestua shtetasi me inicialet E. R, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu në pranga ra dhe 23-vjeçari me inicialet K. E., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë. Ndërkohë, u arrestua edhe shtetasi me inicialet F. L., 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

“E. Sh, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.Sh, 26 vjeç, Sh. V, 47 vjeç, A. P, 33 vjeç dhe S. O, 22 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të këshilluara

Atentati në Fier, del fotoja e 57-vjeçarit

Personi që shihni në foto është Demir Backa, 57-vjeçari që mbeti i vdekur pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier. 57-vjeçari ndërroi je...

10:53

Zjarr në vend grumbullimin e mbetjeve në Laç

Një shtëllungë e madhe tymi ka shkaktuar shqetësim për banorët e zonës së Laçit, pasi gjatë orëve të natës i është vënë flaka vendgrumbullimit të mbeturinave në...

14:03

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI