Flash

Dy të arrestuar në Fier për mashtrim dhe kultivim lëndësh narkotike

Lapsi.al 23 October 2021
Dy të arrestuar në Fier për mashtrim dhe kultivim

Sipas uniformave blu shtetasi E.B. më qershor të 2021 është kapur duke kultivuar fidanë cannabis sativa në pyllin e fshatit Kryekuq, Divjakë.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë ndaluan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Kryekuq, Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 20.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,  pasi: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit, më datë 05.06.2021 në pyllin e fshatit Kryekuq, Divjakë kanë konstatuar të mbjellë fidanë cannabis sativa dhe nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre dyshohet se  është shtetasi E. B:, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe një 44 vjeçar i akuzuar për mashtrim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier ndaluan shtetasin R. R., 44 vjeç, banues në Fier, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi parash shtetasit A. T., 22 vjeç, banues në Fier”, shkruan policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI