Flash

Banorët kundër barrierave metalike në autostradën Lushnje-Fier/ Automjetet në radhë kilometrike

Lapsi.al 23 October 2021
Banorët kundër barrierave metalike në autostradën

Një protestë e organizuar nga banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier ka krijuar radhë kilometrike automjetesh. Banorët e Divjakës kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike tek “Pushimi i shoferit”.  Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur 'Pushimi i shoferit', është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ditën e djeshme. Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka as një rrugë alternative. Në këtë mënyrë banorëve të zonës u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës. Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.

Ata kanë bllokuar për rreth 20 minuta aksion nacional. Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe deputetja e PD-së në Divjakë, Ilda Dhori, e cila kërkon nga qeveria një zgjidhje të shpejtë të situatës së krijuar.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/WhatsApp-Video-2021-10-23-at-10.17.13-AM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI