Flash

U duk sikur patën një konflikt virtual, por Noizy dhe Mozzik nxjerrin bashkëpunimin

Lapsi.al 22 October 2021
U duk sikur patën një konflikt virtual, por Noizy dhe Mozzik nxjerrin

Noizy dhe Mozzik duket se kanë pasur një përplasje virtuale në 12 Tetor.

Noizy ka paralajmëruar para pak orësh se do të sjellë një këngë të sipas tij “do të trondisë vendin”.

 “Këtë muaj do të nxjerr një këngë që do të trondisë vendin, ju premtoj… Kush don me vu bast?”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.

Në të njëjtin interval kohor, ashtu siç e tregon orari i postimit në InstaStory, Mozzik ka postuar një status në këtë rrjet social duke u shprehur se pritet të nxjerrë projektin e parë nga albumi i ri që ka nënkuptuar se mund të quhet “Lamboziki”.“Këtë muaj del konga e albumit me videoklip. Nuk dua me e zgjatur shumë! Kanë me thy krejt rekordet e rekordet e rekordeve.” Tërmet 100 % Lamboziki.”, shkroi Mozzik.

Sot, Noizy dhe Mozzik na zbuluan se bëhet fjala për një bashkëpuni, gjë e cila u dyshua që në fillim.

“Sonte ora 00:00 @mozzik ft Noizy – Bonjour Madam:

Do jet cmenduri ju Premtoj”

Kujtojmë se “përplasja” e tyre në rrjete sociale u bë e madhe, pasi dukej qartazi që ata i drejtoheshin njëri-tjetrit.

“Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se fill fillojnë tu t’kopju edhe statuset.”, shkroi Noizy në 12 Tetor.

Nga ana tjetër nuk vonoi shumë dhe replika e Mozzik-ut, postimi i së cilit mendohet se i është drejtuar Noizy-t duke i konsideruar këto fjalë si llomotitje.

Epo, asgjë nuk paska përveç një kënge e cila mesa duket do bëhet super HIT.

Të këshilluara

Celine Dion zbulon lajmin e keq për fansat

Së fundmi  këngëtarja Celine Dion ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Përmes rrjetit social, Instagram, Celine ka zbuluar se për shkak të problemeve m...

14:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI